Belind Këlliçi pëson disfatë në Astir dhe lagjen 5 Maji, humbet keq

15 Maj 2023, 17:03| Përditesimi: 15 Maj 2023, 19:02

  • Share

1684078364_belindkellici.jpg

Kandidati i Berishës dhe i Metës, Belind Këlliçi ka pësuar një disfatë edhe në zonën e Astirit dhe lagjen “5 Maji”. Nëse shohim të dhënat e KQZ, vihet re se kryebashkiaku Erion Veliaj ka arritur një fitore të thellë edhe tek dy zonat ku Foltorja kishte shpresa të mëdha, si Astirin dhe “5 Majin”. 

Për më tepër, deri dy muaj më parë, Belind Këlliçi ka qenë edhe deputet i zonës së Astirit. Njesia 14 mbylli numërimin, me 55,68% dhe 7271 vota për Erion Veliajn me diferencë prej  2873 vota me Këlliçin.

Të dyja këto zona Belind Këlliçi i përdori si “kalë beteje” kundër Veliajt duke bllokuar projektet e Bashkisë. Por mesa duket, Astiri ka zgjedhur shkollat më shumë se përçarjen, dhe 5 Maji ka zgjedhur shtëpitë më shumë se përdorimin politik.

 


Lajmi kryesor:

Veliaj mund thellë Këlliçin në zonën e tij zgjedhore, fiton 61% në Kombinat! Fiton edhe në lagjet e '5 Majit' dhe 'Astirit' ku opozita bëri protesta


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?