Belind Këlliçi

Belind Këlliçi del blof në TV e familjes Berisha, qytetari i tregon se Veliaj ka ndryshuar Tiranën

1 Maj 2023, 17:49| Përditesimi: 1 Maj 2023, 20:39

  • Share

TIRANË- Kandidati i Koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi në tentativë për të ulur punën e kryebashkiakut Erion Veliaj, ka dalë blof në përpjekjet e tij.

Dhe tentativa bëhet edhe më e dështuar për faktin se në televizionin e familjes Berisha, qytetari ka treguar se Veliaj ka punuar për kryeqytetin dhe se ka bërë shumë ndryshime.

Qytetari: Unë vë re ndryshime në Tiranë. Edhe Lali Eri ka bërë ndryshime të them të drejtën.

Këlliçi: Ku jeton?

Qytetari: Në zonën e Don Boskos. Te Burgu 313 pak më poshtë.

Këlliçi: Me trafikun si jeni?

Qytetari: Po tani Tirana është metropol, natyrisht do ketë trafik. Unë kam qenë edhe jashtë, trafik ka në metropol.

Këlliçi: Me hapësirat publike, si je tek zona?

Qytetari: Tani, pallate shikojmë

Këlliçi: Po në Selanik vetëm pallate shikoje?

Qytetari: Tani, natyrisht që pallatet do bëhen, se Tirana po rritet përditë.

Këlliçi: Po 1 milion pemët? Pyllin e ke parë?

Qytetari: Unë nuk i kam numëruar me thënë të drejtën, por që pemë janë mbjellë këto vite…

Këlliçi: Fëmijë ke?

Qytetari: Po një vajzë.

Këlliçi: E ke në shkollë?

Qytetari: Tek “Qazim Turdiu, Lali Eri e ka bërë të re, është me ngrohje, me të gjitha.

Këlliçi: Shumë mirë, shyqyr, ky është lajm i mirë!

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?