Beli i hollë, konsumoni karbohidratet e duhura

27 Nëntor 2013, 13:08| Përditesimi:

  • Share
Një bel i hollë në masën trupore të njerëzve nuk është thjesht i bukur për aspektin e bukur fizik por beli i hollë eviton dhe një sërë sëmundjesh. Masa rreth belit, që quhet edhe trashësia abdominale, mund të jetë një faktor i rëndësishëm i nxitjes së sëmundjeve kardiovaskulare, vdekjen së parakohshme, goditjes në tru, diabetit tip 2, disa formave të kancerit dhe presionit të rritur të gjakut.

Kështu duhet të konsumojmë lloje të ndryshme karbohidratesh në mënyrë që të kemi një bel të hollë. Personat të cilët kishin pasur bel më të hollë kanë konsumuar karbohidrate të pasura me fibra të patretshme siç janë pemët, perimet dhe drithërat e plota.
 
Shpesh dëgjojmë këshilla kontradiktore rreth konsumimit të sheqernave, por një gjë të cilën duhet pasur parasysh është se ato nuk janë të gjitha të njëjta.
Studimet amerikane kanë treguar se konsumi i sheqernave të ndryshme ka efekte të ndryshme në organizmin e njeriut përfshirë edhe masën e belit dhe indeksin e masës trupore.

Madje studimet kanë treguar se njerëzit që kishin më pak masë në bel shumicën e energjisë e kishin marrë nga karbohidratet, në të cilin grup të lëndëve bëjnë pjesë edhe sheqernat.

Autorët e studimit thonë se çelësi për të pasur peshë normale trupore dhe bel më të hollë është lloji i karbohidrateve të cilin e konsumon personi.
Ndryshe, personat të cilët kanë konsumuar karbohidrate të rafinuara, kanë pasur gjasa më të mëdha për të shtuar masë rreth belit. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?