Dozë kokaine

Belgjikë/ Arrestohen 7 shqiptarë, shpërndanin kokainë me skuter

8 Mars, 15:21| Përditesimi: 8 Mars, 15:25

  • Share

Shtatë shqiptarë janë arrestuar në Belgjikë nga policia gjatë kontrolleve më Antwerp, Deurne, Berchem dhe Borgerhout.

Gjatë bastisjeve të policisë u gjetën drogë, armë zjarri dhe pasaporta false. Shqiptarët shpërndanin kokainë dhe për këtë përdornin mjete skutera.

Hetimi në Antwerp ka filluar vitin e kaluar nga departamenti i policisë lokale pasi kishte informacione për ta se shpërndanin kokainë në rrugët e Antwerp. Informacioni kishte të bënte me të dyshuarit që përdornin skuterë për të shitur kokainën.

Ndërsa të martën e kaluar, gjyqtari hetues dha dritën jeshile për të kryer kontrolle në 9 adresa në rrethet Antwerp, Berchem, Borgerhout dhe Deurne. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 28 deri në 45 vjeç.

Gjatë kontrollit policia gjeti kokainë, tableta ekstazi dhe 38 100 euro cash. Oficerët e policisë gjetën një skuter elektrik në garazh që dyshohet se përdorej për të shpërndarë kokainë.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?