Domenico Tedesco

Belgjika zgjedh trajnerin e ri, 37-vjeçari zëvendëson Roberto Martinez

8 Shkurt 2023, 10:32
  • Share

Domenico Tedesco është trajneri i ri i kombëtares së Belgjikës në futboll. "Djajtë" kanë zyrtarizuar emërimin e 37-vjeçarit në stolin e ekipit, me objektivin që është i qartë për të qenë kompetitiv në fazën finale të Europianit 2024.

Italo-gjermani prej 2013 ka një eksperiencë të madhe në Gjermani, duke drejtuar Schalken 04 dhe RB Leipzig. Tedesco dha dorëheqjen nga Leipzig dhe tanimë është fokusuar në detyrën e re.

Veç ekipeve gjermane, Tedesco ka drejtuar edhe Spartakun e Moskës nga 2019-2021, veç disa ekipeve të moshave. Tedesco bëhet kshtu trashëgimtari i Roberto Martinez, trajnerit që dha dorëheqje menjëherë pas dështimit në Kupën e Botës "Katar 2022".

Domenico Tedesco

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?