Eden Hazard

Belgjika u eleminua në fazën e grupeve, Eden Hazard pensionohet nga futbolli ndërkombëtar

7 Dhjetor 2022, 12:26| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 12:31

  • Share

Futbollisti belg, Eden Hazard ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar. 31-vjeçari ka zgjedhur të zyrtarizojë tërheqjen nga kombëtarja e Belgjikës përpara Kampionatit Evropian 2024 dhe pas tij, Kupës së Botës 2026.

Disa ditë pas eliminimit të Belgjikës në fazën e grupeve në Katar, Hazard ka kërkuar kohë në detyrën ndërkombëtare pas 14 vitesh, pasi ai tani e vë fokusin e tij të vetëm në karrierën e tij në Real Madrid.

“Sot vendosa t'i jap fund karrierës sime si ndërkombëtar. Brezi i ardhshëm është gati. Do të më mungoni shumë”-shkruan Hazard në reagimin e bërë.

Gazeta belge Het Laatste Nieuws, raporton se Hazard diskutoi vendimin për t'u tërhequr nga ekipi kombëtar me shokët e tij të skuadrës menjëherë pas ndeshjes së tyre të fundit në grup kundër Kroacisë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?