Kombëtarja belge

Belgjika shpall listën e Botërorit, trajneri surprizon me Lukakun dhe Hazard

10 Nëntor 2022, 16:54| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 16:56

  • Share

Trajneri i kombëtares së Belgjikës në futboll, Roberto Martinez ka shpallur listën me 26 emrat e futbollistëve për në Botërorin e Katarit që fillon në 20 nëntor. Lukaku i Inter dhe Eden Hazard i Real Madrid janë pjesë e të grumbulluarve, paçka se vijojnë të jenë të dëmtuar dhe nuk dihet nëse do jenë në gjendje të luajnë.

Në portë spikat Courtois, teksa i ftuar është edhe Simon Mignolet i Club Brugge. Në mbrojtje janë thirrur Vertongen dhe Alderweireld e Meunier. Mesi i fushës dhe sulmi janë të mbingarkuar, ndërsa nuk mungojnë talente të rinj. Kujtojmë se Belgjika në grupin F luan me Kanadanë, Marokun dhe Kroacinë.

Lista:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?