Foto ilustruese

Kronikë

Belgjika rikthen kufizimet, MEPJ sqaron udhëtarët: Të jenë të pajisur më certifikatë vaksinimi, do karantinohen për 7 ditë

13 Shtator 2021, 14:17| Përditesimi: 13 Shtator 2021, 14:33

  • Share

Në kuadër të pasave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, disa shtete të Bashkimit Europian kanë ashpërsuar masat për të kaluar kufirin.

Duke u bazuar në rekomandimin e BE-së, qeveria belge ka rikthyer kufizimet për udhëtimet jo esenciale nga vendet e Ballkanit Perëndimor ku përfshihen Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar qytetarë për ndryshimet për qytetarët që duan që të udhëtojnë drejt Belgjikës. Udhëtarët sipas MEPJ-së duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit ndërkohë që duhet t’i nënshtrohet 7 ditë karantinës së detyruar.

‘Pas rekomandimit të Bashkimit Evropian pak ditë më parë mbi regjimin e ri të lëvizjes mes shteteve, në kuadër të masave kundër COVID-19, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije ndryshimet për udhëtimet nga Shqipëria drejt disa vendeve të BE-së.

Duke u bazuar në rekomandimin e BE-së, qeveria belge ka rikthyer kufizimet për udhëtimet jo esenciale nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihen Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi.

Sipas rekomandimeve, shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të udhëtojnë drejt Belgjikës:

- Kur janë të pajisur me certifikatën e vaksinimit. Pas mbërritjes në Belgjikë i nënshtrohen testimit ditën e parë ose të dytë dhe të shtatë. Nëse në ditën 7 përgjigja është prapë negative, shtetasi del nga karantina.

- Në rastet e udhëtimeve esenciale, duhet të kenë konfirmimin për udhëtimin nga ambasada e Belgjikës në Bullgari (nga ky vend bëhet mbulimi për vendet e Ballkanit Perëndimor). Aplikimi për PLF (Passenger Location Form), bëhet online, duke ia drejtuar kërkesën ambasadës në adresën: [email protected]

- Shtetasit mbi 12 vjeç duhet të jenë të pajisur me test PCR të 72 orëve të fundit dhe pas mbërritjes në Belgjikë do t'i nënshtrohen karantinës.’- njofton MEPJ.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?