Rama dhe Beleri

Beleri deklaratë nga burgu për Ramën: Po dirigjon drejtësinë në Shqipëri, në prag të seancës së 4 dhjetorit paragjykon vendimmarrjen gjyqtarëve

26 Nëntor 2023, 12:54| Përditesimi: 26 Nëntor 2023, 13:03

  • Share

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri i arrestuar për blerje votash ka reaguar ditën e sotme nga burgu i Durrësit ku po mbahet i burgosur. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama për dirigjim të drejtësisë në Shqipëri.

Sipas Belerit, nuk është e vërtetë se është arrestuar në flagrancë për shitblerje votash, duke aluduar se në momentin kur i janë vënë prangat ndodhej në shoqërinë e avokatit dhe kushëririt të të tij.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, për të disatën herë në shtatë muajt e fundit, me ndërhyrjet e tij politike dirigjon drejtësinë shqiptare.

"Në mënyrë të pavërtetë, deklaron se jam arrestuar në flagrancë për shitblerje votash. Gjykata ende nuk ka vendosur për rrethanat reale të arrestimit tim, ndërsa unë vetë kam paraqitur ankesë në gjykatë lidhur me arrestin në flagrancë, ankesë e cila ende nuk është shqyrtuar nga gjykata kompetente. Nga ana tjetër, z. Rama udhëzon gjyqtarët dhe deklaron se ka qenë në kushtet e flagrancës! Pyes veten nëse e ka parë ose jo videon e arrestimit tim, e kapur rastësisht nga kamera e një restoranti në shëtitoren e Himarës? A e pa që unë po bisedoja me avokatin dhe kushëririn tim?”- shkruan Beleri.

Më tej, ai thekson se deklaratat e Ramës përsa i takon gjykimit të tij janë shkelje e prezumimit të pafajësisë dhe i kërkon kryeministrit që të mos ndikojë në vendimin e gjykatës dhe të shfaqë vetëpërmbajtje. Sipas Belerit para seancës për kryerjen e betimit të tij, Rama po urdhëron gjyqtarët të shqyrtojnë kushtet në të cilat kryhet betimi i tij. 

“Ndërhyrja e z. Rama është shkelje e prezumimit të pafajësisë, siç qartësisht përcaktohet në nenin 6 par.2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Le ta kuptojë që derisa të provohet nëse jam ose jo fajtor, prezumohem i pafajshëm. Këtë herë, Edi Rama nuk nguron të ndërhyjë edhe në çështjen e betimit tim, çështje e cila pritet të shqyrtohet. Deklaron fjalë për fjalë, duke iu referuar personit tim: “Ai nuk mund të betohet, pasi ligji ynë është shumë i qartë për kushtet në të cilat kryhet betimi”.

“Deri më tani na trumbetonte se është drejtësia ajo që do të vendosë dhe se ai vetë nuk dëshiron të ndikojë në vendimin e gjykatës. Duke qenë se tani e sheh që seanca lidhur me shqyrtimin e kërkesës sime për kryerjen e betimit do të zhvillohet më 4 dhjetor 2023, po ndryshon taktikë. Ai i urdhëron gjyqtarët të shqyrtojnë kushtet në të cilat kryhet betimi dhe paragjykon vendimmarrjen e tyre. Në këtë mënyrë, imponon gjykatën që të më ndalojë të betohem. Le të tregojë vetëpërmbajtje, siç i takon për postin që mban. Në fund të fundit është kryeministër! Le të sillet si i tillë!”- përfundon Beleri në deklaratën e tij.

Më 4 dhjetor pritet të mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës së Fredi Belerit për të bërë betimin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. 

 Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/11/2023 01:48

    Ke shume te drejte o z.Bejleri,Rama genjen,nuk je kapur /me presh/ duke blere vota,por je kapur duke ngene pilaf ne 12 nates,sipas Berishes!! Mire kusheriri,po avokatin c'e doje ne ate ore te mbrame te nates? Rastesi e cuditshme,apo ndonje te kishte /keshilluar/ t'a kishe gati me vete, se nuk i dihej?!

    Përgjigju
  • A...Zh: 26/11/2023 15:45

    Ky eshte reagim i sherbimit sekret e Ministrise se Jashtme greke per arsyet qe dihen. Perdoret nje idiot funksional si Beleri.

    Përgjigju
  • Nacionalisti: 26/11/2023 14:51

    Aty te rrish ne burk tradhetar i poshter,grek i pa bes

    Përgjigju
  • Klaus: 26/11/2023 13:28

    Dule me kete shkrim do te kompleksoje gjyqtaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?