Foto nga momenti i të shtënave me armë zjarri

Bota

Bejrut/ 6 viktima nga të shtënat me armë gjatë protestës, kryeministri shpall sot ditë zie

15 Tetor 2021, 07:52| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 07:57

  • Share

LIBAN- Kryeministri libanez, Najib Mikati e ka shpallur ditën e premte ditë zie, një ditë pas protestës ku 6 persona mbetën të vrarë nga të shtënat me armë dhe 32 të tjerë u plagosën. Protesta u organizua nga mbështetësit e grupeve myslimane shiite Hezbollah dhe Amal, të cilët kërkonin largimin e gjyqtarit Tarek Bitar, i cili po heton çështjen e shpërthimit masiv që ndodhi në gusht të 2020 në Bejrut.

Ende nuk ka një informacion zyrtare se kush qëlloi me armë zjarri, por dy grupet myslimane kanë akzuar forcat e krishtera libaneze (LF), duke thënë se kishin dërguar snajperistë për të qëlluar mbi turmën.  Mirëpo forcat krishtere i kanë mohuar këto akuza. Ndërkohë, ka pasur edhe një reagim nga presidenti i vendit Michel Aoun, i cili tha se nuk do të lejojnë që vendi të merret peng nga interesat e të tjerëve.

"Ne nuk do të lejojmë askënd të marrë peng vendin për interesat e tyre," tha Presidenti i vendit Michel Aoun.

Protesta u organizua ditën e djeshme pasi Hezbollahu dhe aleatët e tij thonë se gjykatësi është i njëanshëm, por familjet e viktimave mbështesin punën e tij.

Më herët, Gjykata hodhi poshtë një ankesë ligjore të paraqitur nga dy politikanët, të cilët kërkuan që gjyqtari Bitar të marrë në pyetje përgjegjësit për shpërthimin, por gjyqtari ende nuk i ka marrë. Ata pretendojnë se lidershipi politik i vendit po përpiqet të mbrojë veten dhe zyrtarët e lartë nga kontrolli.

Askush nuk është vënë përpara përgjegjësisë për fatkeqësinë e gushtit 2020, ku mbetën të vrarë 219 persona, ndërsa 7.000 të tjerë u plagosën dhe mijëra ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan. Shpërthimi në gusht u shkaktua nga një zjarr që shpërtheu 2.750 ton nitrat amoniumi, i cili ishte ruajtur në një magazinë porti për gati gjashtë vjet. Zyrtarët e lartë ishin të vetëdijshëm për ekzistencën e nitratit të amoniumi dhe rrezikun që ai paraqiste, por nuk e larguan atë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?