Bëjini një nder fytyrës suaj! Përdorni scrub-in për të larguar qelizat e vdekura

16 Mars 2019, 20:20| Përditesimi: 17 Mars 2019, 10:17

  • Share

Ai është cilësuar si sulmuesi i qelizave të vdekura që ndodhen në sipërfaqe të lëkurës, duke e lënë atë të pastër dhe të lëmuar dhe të shndritshme. Veç të tjerash ai stimulon dhe qarkullimin e gjakut.

Stimulimi i lëkurës përmës eksfolimit të rregullt nga scrub-i siguron rigjenerimin e lëkurës duke e bërë atë të duket më e re. Duhet të keni kujdes që scrub-in ta zgjidhni në bazë të llojit të lëkurës suaj. Scrub-i rekomandohet të bëhet dy herë në javë për lëkurat e yndyrshme, ndërsa për ato të thata vetëm një herë në javë. Po ashtu, eksfolimi i tepërt i lëkurës e bën atë të humbasë edhe yndyrën e nevojshme për të cilën lëkura ka nevojë.

Scrub-i mund ta përdorni në të gjithë trupin tuaj duke i bërë një favor sipërfaqes së lëkurës. Gjithmonë duhet të tregohet kujdes në përzgjedhjen e tij të përshtatur në bazë të llojit të lëkurës./Femina

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?