Foto ilustruese

14 shkurt zgjedhje të parakohshme në Kosovë/ BE: Presim të zhvillohen sipas standardeve evropiane

7 Janar 2021, 14:52| Përditesimi: 7 Janar 2021, 15:00

  • Share

Bashkimi Evropian pret që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të caktuara për 14 shkurt, të zhvillohen sipas standardeve evropiane.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi, Ana Pisonero, tha se zgjedhjet në Kosovë duhet të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse.

“Ne marrim në dijeni shpalljen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 14 shkurt. Bashkimi Evropian pret zgjedhje kredibile, transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë, të zhvilluara në përputhje me standardet evropiane, në mënyrë që Kosova të lëvizë përpara”, tha Pisonero.

Ajo shtoi se “Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë i angazhuar në Kosovë, për të promovuar agjendën e integrimeve evropiane dhe reformave të domosdoshme”.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian përsërisin qëndrimin se “i takon popullit të Kosovës të zgjedhë lidershipin e vet” dhe se BE-ja do të punojë me institucionet e Kosovës në secilin aspekt, si në dialogun me Serbinë ashtu edhe në agjendën e reformave.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, më 6 janar shpërndau kuvendin dhe shpalli zgjedhjet e reja, pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Gjykata ka gjetur se Qeveria Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Shkak për këtë u bë vota e Etem Arifit, ndaj të cilit në kohën e votimit të qeverisë, më 3 qershor, kishte pasur një vendim të formës së prerë, për dënim prej një vit e tre muaj burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”./ REL

*titulli redaksional 

Titulli origjinal: BE-ja pret që zgjedhjet e 14 shkurtit të zhvillohen sipas standardeve evropiane

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • PaEmer: 10/01/2021 04:34

    ...sipas standardeve evropiane? Mendoni stilli Euro-gjerman Dominion-Server??? Ata i mori Trump-i!!! Vdhjedhje votash permes Gjermanise si ne te kaluren? Eshte e kaluar!!! NAZI-BE (Fourth Reich), u kam shkruar para ca diteve, already dead!!! Info:Dominion-Server Frankfurt, Leonardi encryption satelitte system nen kontroll te Vatikan-it, manipulimi nga contractor USA dhe MI6 ne Pescara, Itali. We have it all, the World Patriots!!! Fascist, we gonna f... you, for sure!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?