Foto ilustruese

BE-ja heq detyrimin për mbajtje e maskave gjatë udhëtimeve ajrore

11 Maj 2022, 20:16| Përditesimi: 11 Maj 2022, 20:21

  • Share

Agjencia për Siguri në Aviacion e BE-së ka njoftuar se duke filluar që nga java e ardhshme nuk do të jetë më në fuqi detyrimi për mbajtjen e maskave ne aeroporte dhe avionë.

Agjensia tha se ky është një vendim i përbashkët, i ndërmarrë me Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe do të shënojë një hap të madh drejt normalizimit të udhëtimit ajror për pasagjerët dhe punonjësit.

"Udhëzuesi i ri merr për bazë zhvillimet e fundit të pandemisë, veçmas nivelet e vaksinimit dhe imunitetit natyral dhe po ashtu shoqërohet me heqjen e kufizimeve nga një numër në rritje i shteteve evropiane”, thanë këto dy agjenci përmes një deklarate të përbashkët.

“Megjithatë, pasagjerët duhet të sillen me përgjegjësi dhe të respektojnë zgjedhjet e pasagjerëve të tjerë. Dhe nëse një pasagjer që teshtinë apo kollitet duhet që t’i sugjerohet që të mbajë maskë, për të mbrojtur pasagjerët e ulur pranë tij”, tha presidenti i Agjencisë për Siguri në Aviacion, Patrick Ky.

Rekomandime do të hyjnë në fuqi më 16 maj, dhe mundet që rregulli për mbajtjen e maskave ende mund të varet nga vendimet e kompanive ajrore, të cilat kryejnë fluturimeve drejt vendeve të ndryshme, ku mund të ketë rregulla të ndryshme për pandeminë COVID-19.

Ndërkaq, drejtoresha e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Andrea Ammon, tha se larja e duarve dhe mbajtja e distancës fizike ende duhet të praktikohet, por operatorët ajrorë këshillohen që të mos vendosin masa të distancimit fizikë, nëse masa të tilla shkaktojnë pengesa.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?