BE-ja arriti marrëveshjen për embargon ndaj naftës ruse, reagon Moska: Do të gjejmë importues të tjerë

31 Maj 2022, 10:10| Përditesimi: 31 Maj 2022, 10:34

  • Share

Rusia i është përgjigjur paketës së 6-të sanskioneve evropiane, të cilat përfshijnë dhe embargo ndaj naftës.

Përfaqësuesi i Përhershëm rus pranë Organizmave Ndërkombëtare në Vjenë, Mikhail Ulyanov tha se Rusia do të gjejë importues të tjerë.

"Siç tha me të drejtë dje (referuar Ursula Von der Leyen), Rusia do të gjejë importues të rinj. Vlen të përmendet fakti që bie në kundërshtim me deklaratat e një dite më parë. Ndryshimi i shpejtë i qasjes tregon se BE-ja nuk është në gjendje të mirë", shkroi në Twitter Ulyanov. 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ BE-ja arrin një marrëveshje për embargon ndaj naftës ruse, Zelensky mirëpret sanksionet e BE-së, por kritikon vonesën e tyre


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?