Foto ilustruese

Kronikë

Bëhuni gati për temperatura përvëluese sot, shkojnë deri në 39°C

7 Korrik 2021, 07:43| Përditesimi: 7 Korrik 2021, 07:44

  • Share

Moti i kthjellët dhe i nxehtë do të jetë dominant në të gjithë territorin e Shqipërisë, përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit lindor ku do ketë vranësira kalimtare, sipas MeteoAlb. Parashikohet që në të njëjtat kushte të motit të kthjellët dhe të nxehtë të mbetemi deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit rriten me 2 gradë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 17°C mëngjesi në zonat malore deri në 39°C mesdita në zonat e ulëta.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi  Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa: Qëndra dhe Veriu i Europës mbeten me vranësira dhe rrebeshe shiu, ku herë pas herë nuk do të mungojnë edhe stuhitë e breshërit. Ndërsa me kthjellime dhe temperatura relativisht të larta do të paraqitet Europa Jugore dhe ajo Lindore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?