Behrami flet sërish për festën me shqiponjë ndaj Serbisë: Ishte marrëzi

4 Shtator 2022, 11:38| Përditesimi: 4 Shtator 2022, 11:39

  • Share

Valon Behrami, mesfushori me origjinë shqiptare i cili luan për Zvicrën, ka folur në një intervistë për gazetën Blick edhe në lidhje me fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror të Rusisë në vitin 2018 dhe festën e bërë nga futbollistët e tjerë shqiptarë me shqiponjë. Xhaka e Shaqiri shënuan golat e fitores dhe festuan me shqiponjë por  Behrami nuk e bëri të njëjtën gjë. Dhe, tani tregon edhe arsyet për këtë

“Unë ende e urrej këtë temë edhe sot e kësaj dite. Është futboll, jo politikë. Ky gjest nuk ka vend në fushën e futbollit, ishte marrëzi. Ne nuk po luajmë në luftë. Në Kosovë më akuzuan se nuk mora pjesë në gjest. Lojtarët serbë janë miqtë e mi, ata kanë lindur pas luftës. Kjo është arsyeja pse ata thjesht duhet të luajnë futboll në këtë Botëror dhe të injorojnë gjithçka tjetër”, tha Behrami për Blick.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • GOLI: 04/09/2022 12:51

    ME SIGURI KY DYKEMBESH ESHTE NJE TRAP SERBI...TE TER HOMOIZMIN TE MER ME VETE DHE TRAPIT TI BEJE PARTI NE SERBI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?