Bëhet ‘nami’ me gjoba në Elbasan, në një javë 1395 masa administrative për shoferët! 8 në pranga  

10 Tetor 2023, 14:45| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 14:52

  • Share

Gjatë një jave Policia Rrugore Elbasan ka ndëshkuar me gjobë 1395 shoferë, për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ndërsa 8 drejtues mjetesh janë vënë në pranga për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose pa patentë.

Nga kontrollet intensive të kryera me qëllimin parandalimin e aksidenteve rrugore, efektivë të Policisë Rrugore kanë evidentuar raste të shumta shkeljesh.

Vetëm gjatë javës që lamë pas, janë arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe motorësh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Ndërsa janë ndëshkuar me gjobë 1395 shoferë:

• 843 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

• 322 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

• 167 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

• 63 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maxhuni: 10/10/2023 15:57

    Sa te jete Val xhepisti gjoba dhe lek per Proden.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?