Bëhen prindër për herë të dytë, Rihanna dhe A$AP Rocky zbulojnë gjininë e fëmijës

22 Gusht 2023, 11:06| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 11:09

  • Share

Këngëtarja e famshme, Rihanna së bashku me reperin e njohur, A$AP Rocky, së fundmi janë bërë prindër për herë të dytë.

Sipas TMZ, fëmija i tyre është djalë dhe emri i tij vazhdon me shkronjën R, i cili lindi më 3 gusht në Los Angeles.

Rihanna njoftoi shtatzëninë e saj të dytë në shkurt gjatë performancës së saj të pjesës së parë në shkurt të këtij viti, duke tronditur dhe befasuar fansat.

Këngëtarja e “Love on the Brain” e nisi performancën duke përqafuar barkun e saj e cila ishte e veshur me një veshje të kuqe, duke konfirmuar më vonë se ishte në pritje të fëmijës së dytë.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?