Begaj takohet me efektivët e Forcave të Armatosura

Begaj takohet me efektivët e Forcave të Armatosura që shërbejnë në batalionin e NATO-s në Bullgari: Shqipëria anëtare e denjë e Aleancës

15 Dhjetor 2023, 15:58| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 20:19

  • Share

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në vijim të vizitës në Bullgari, u takua sot me efektivët e Forcave të Armatosura që shërbejnë në Grup batalionin e NATO-s, të stacionuar në Novo Selo, në kuadër të masave te shtuara te vigjilencës “Enhanced Vigilance Activity”.

Kreu i Shtetit përgëzoi ushtarët, oficerët dhe nënoficerët, që janë pjesë e kësaj strukture për shërbimin e çmuar ndaj vendit.

Presidenti, gjithashtu, shprehu mirënjohjen për efektivët qe festat e fundvitit i gjejnë në krye të detyrës.

“Ju, këto festa ju gjejnë larg familjes dhe njerëzve tuaj të dashur, por në krye të detyrës dhe në shërbim të një misioni fisnik në ruajtje të paqes, sigurisë, lirisë dhe prosperitetit"- u shpreh Begaj. 

Presidenti e vlerësoi shërbimin e ushtarakëve shqiptarë në misionet e NATO-s, duke theksuar se me sakrificën, përkushtimin, përgjegjshmërinë dhe disiplinën e treguar, ata kanë lartësuar emrin e Shqipërisë si një anëtare e denjë e Aleancës Veri-Atlantike.

Ora 20:06
Pas vizitës 2-ditore në Bullgari, Begaj takohet me presidentin e Maqedonisë së Veriut

1702667330_bajrambegajstevopendarovski.JPG

Bajram Begaj dhe Stevo Pendarovski

Pas vizitës 2-ditore në Bullgari, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në rrugën e kthimit ka ndaluar në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku ka zhvilluar një takim me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski.

Begaj ka bërë të ditur lajmin duke postuar një foto nga takimi me homologun e tij maqedonas.

“Gjithmonë një kënaqësi të takohem me mikun tim”,- shkruan Begaj, në rrjetin social “X”.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?