Bajram Begaj dhe Jakov Milatoviç

Begaj takim me presidentin e Malit të Zi: Diskutuam për përshpejtimin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE

23 Mars, 15:46| Përditesimi: 23 Mars, 15:54

  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim pune me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Të dy presidentët u fokusuan gjatë bisedës së tyre në vijimin e politikave të fqinjësisë së mirë, mbështetjen e ndërsjellë të projekteve që synojnë zhvillimin e dy vendeve, si dhe në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Presidenti Begaj e vlerësoi bisedën me homologun e tij, për rëndësinë e afrimit të qëndrimeve në lidhje me çështjet dypaleshe dhe rajonale në kontekstin e ndryshimeve që sjellin zhvillim të qëndrueshëm për rajonin.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?