Begaj dhe Paul Richard Gallagher

Begaj pret Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare

20 Mars 2023, 14:50
  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Arqipeshkvin Paul Richard Gallagher.

Duke evidentuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore midis Shqipërisë dhe Shtetit të Vatikanit, por edhe ato shpirtërore midis komunitetit katolik shqitar dhe Selisë së Shenjtë, Presidenti Begaj përshëndeti vizitën e Imzot Gallagher në Shqipëri dhe e konsideroi atë një konfirmim të këtyre marrëdhënieve.

Presidenti Begaj u ndal në mënyrë të veçantë në rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ka luajtur dhe luan Selia e Shenjtë për paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, Presidenti Begaj ritheksoi kërkesën për njohjen nga ana e Shtetit të Vatikanit të Shtetit të Kosovës, njohje që do të shërbente si një mbështetje shumë e madhe për shtetin më të ri në Evropë.

Presidenti Begaj nënvizoi nevojën e shtimit të mbështetjes nga të gjithë aktorët e rëndësishëm, për Kosovën dhe qytetarët e saj, si dhe të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën dhe tek ndikimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor i agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë që ky rajon ka për stabilitetin e kontinentit Evropian, por jo vetëm.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?