Begaj pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj si faktor paqeje

17 Prill, 21:31| Përditesimi: 17 Prill, 21:34

  • Share

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, anëtarë të Komitetit për Demokraci dhe Siguri.

Parlamentarët vlerësuan rolin që Shqipëria luan në NATO, si edhe kontributin e saj në mbrojtje të parimeve dhe vlerave të Aleancës.

Begaj u rikonfirmoi qëndrimin se Shqipëria është tërësisht e përkushtuar për të vijuar me angazhimet e saj në NATO dhe për të forcuar mbrojtjen e aleancws.

“Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj si faktor paqeje, stabiliteti dhe kontribuese për sigurinë- garantoi Kreu i Shtetit.

Takimi u zhvillua më pas në formën e një bashkëbisedimi, gjatë të cilit Begaj, theksoi qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me situatën në rajon, mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme, si edhe nevojën e gjetjes së zgjidhjeve nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?