Bajram Begaj

Begaj niset nesër vizitë zyrtare dy ditore në Slloveni, për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe efektet e agresionit rus në Ukrainë për Ballkanin

12 Korrik 2023, 16:46| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 16:49

  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, niset nesër drejt Sllovenisë për një vizitë zyrtare dy ditore me ftesë të të Presidentes së Republikës së Sllovenisë, SH.S.Znj. Natasha Pirc Musar.

Ceremonia e mirëseardhjes nis ditën e enjte, 13 korrik në orën 10:00 dhe pas takimeve kokë më kokë dhe mes dy delegacioneve, në orën 11:45, Presidentët Begaj dhe Pirc Musar do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp, mbi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe rezultatet e pritshme të kësaj vizite në marrëdhëniet dypalëshe.

Në qendër të bisedimeve me Presidenten e Sllovenisë, znj. Natasha Pirc Musar, do të jenë bashkëpunimi dypalësh, me fokus të veçantë bashkëpunimin ekonomik, integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal, si dhe efektet e agresionit rus në Ukrainë për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por jo vetëm, thuhet në njoftimin e medias.

Përveç, ceremonive zyrtare dhe takimeve me Presidenten Pirc Musar, Presidenti Begaj, do të zhvillojë takime të veçanta edhe me Kryeministrin e vendit, Dr. Robert Golob, si dhe Kryetaren e Asamblesë Kombëtare, znj. Urshka Kakoçar Zupançiç.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?