Presidenti Bajram Begaj

Begaj nesër vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga homologu kroat! Takim edhe me kryeministrin e kryetarin e parlamentit

25 Prill 2023, 11:40| Përditesimi: 25 Prill 2023, 11:42

  • Share

Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Kroaci, me ftesë të homologut Zoran Milanoviç.

Presidenti Begaj do të niset në Kraci ditën e nesërme, ndërsa më datë 27 ai do të pritet me ceremoni shtetërore, për të vijuar axhendën zyrtare të bisedimeve me Presidentin e Kroacisë, duke u fokusuar tek marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi rajonal, rrugëtimi evropian i Shqipërisë, si dhe zhvillimet e tjera me ndikim në çështjet e paqes dhe sigurisë. 

Në kuadër të kësaj vizite shtetërore, Begaj do të pritet në takime të veçanta nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, si dhe Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrakoviç. 

Gjatë qëndrimit në Kroaci, kreu i shtetit do të zhvillojë edhe një takim me përfaqësues të shoqatave shqiptare. 

Më 28 prill 2023, nën shoqërinë e mikpritësit, Presidentit të Kroacisë Milanoviç, Presidenti Begaj do të vizitojë e takohet me Arbanasit e Zarës (Zadarit). Vizita do të mbyllet ditën e premte

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?