Begaj në Kosovë, viziton familjen e Ibrahim Rugovës: Mbetet shembull frymëzimi! Takon dhe akademikun Rexhep Qosja

16 Prill, 14:13| Përditesimi: 16 Prill, 18:51

  • Share

Vizitën në Kosovë, Presidenti Bajram Begaj e ndali në familjen e Ibrahim Rugovës në Istog të Pejës.

Pë kreun e shtetit, figura emblematike e presidentit të ndjerë të Kosovës, është shembulli i frymëzimit për të gjithë shqiptarët, teksa e kujtoi atë si një lider vizionar.

"Çdo shqiptar duhet të vijë këtu, pasi për të gjithë ne Rugova është dhe do të mbetet President, lider vizionar, udhërrëfyes dhe një shembull frymëzimi për të gjithë shqiptarët.  Kombi shqiptar nuk do të ishte këtu ku ndodhet pa kontributin e jashtëzakonshëm të Ibrahim Rugovës. Ëndrra e kahmotshme e krejt shqiptarëve u realizua” tha Begaj.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Presidenti Begaj, zhvilloi një vizitë edhe në shtëpinë e akademikut Rexhep Qosja, të cilin e vlerësoi për krijimtarinë  e tij shkencore, letrare, artikujt kritikë me vlerë, si dhe veprimtarinë intelektuale.

Begaj ishte në Kosovë me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani, për të marrë pjesë në Forumin “Gruaja, Paqja dhe Siguria” ndërsa krahas takimit kokë më kokë me Osmanin, takime pati edhe me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?