Bajram Begaj dhe Taulant Balla

Begaj e Balla vizitojnë Shtëpinë e të Moshuarve në Fier, ministri: Tryeza organizoi presidenti, na bashkoi mazhorancë, opozitë, pushtet vendor dhe ky është roli i presidentit

23 Dhjetor 2023, 16:29| Përditesimi: 23 Dhjetor 2023, 16:35

  • Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla së bashku me Presidentin e Republikës Bajram Begaj, ishin për vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier, ditën e sotme, ku uruan festat e fundvitit dhe drekuan së bashku me të moshuarit.

Ministri Balla u shpreh se është një kujtim i bukur, që kreu i shtetit zgjodhi të shkojë në Fier, si dhe falënderoi stafin e qendrës për shërbimet e ofruara, për të moshuarit.

"Tryeza që na mblodhi presidenti sot, na ka bërë bashkë, mazhorancë, opozitë, pushtet vendor dhe në fakt ky është roli i presidentit, që edhe pse kemi ndasi ky institucion na bën bashkë",- tha Balla.

Presidenti Begaj në fjalën e tij tha se festat ndahen me njerëzit dhe duke qenë bashkë, shprehen dëshirat për një vit të ri më të mirë e të begatë.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?