Begaj bisedë telefonike me Osmanin: Të vazhdohet dialogu me Serbinë, e rëndësishme të ruhet paqja dhe integriteti territorial i Kosovës

6 Nëntor 2022, 15:26| Përditesimi: 6 Nëntor 2022, 15:32

  • Share

1667744337_brehsj.jpg

Pas tensioneve në Kosovë, presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmani. Begaj shkruan se është e rëndësishme që të vazhdohet dialogu me Serbinë, duke pasur në vëmendje ruajtjen e paqes, si edhe integritetin territorial të Kosovës.

“Sot zhvillova një bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës. Gjatë bisedës u informova mbi situatën e tensionuar në Veri të Kosovës dhe kryesisht u ndalëm në dorëheqjen e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e funksionimit të tyre.

I shpreha shqetësimin Presidentes Osmani dhe njëkohësisht inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve, duke patur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO. Mbetet madhor interesi i integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Begaj.


Lajmi kryesor:

Largimi i Listës Serbe nga institucionet në Kosovë, reagon politika shqiptare! Xhaçka: Akt përshkallëzimi! Berisha: Vuçiç, rrezik serioz për rajonin! Meta: Tendencë e Putin për tensione


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?