Lando Norris duke festuar

Befasi e madhe në Majemi, Norris fiton garën e parë në karrierë pas 6 vitesh! Në podium Vertsappen dhe LeClerc

6 Maj, 10:58| Përditesimi: 6 Maj, 11:01

  • Share

Piloti britanik i McLaren Lando Norris arriti të fitonte Çmimin e Madh të parë në karrierë, teksa preu i pari vijën e finishit në Majemi. Ky sukses për 24-vjeçarin erdhi pas 6 vitesh garë në elitën e automobilizmit, ndërsa për këtë pati edhe fatin e ndërhyrjes së makinës së sigurisë, teksa përfitoi duke bërë pit-stop.

Menjëherë pas tij u rendit tre herë kampioni i botës radhazi, Max Verstappen, ndërsa në podium u ngjit edhe piloti i Ferrarit Charls LeClerc. Vetëm vendi i pestë për pilotin tjetër të kokkuqes Carlo Sainz, i cili garën e mbylli në vendin e katërt por u penalizua me 5 sekonda pas përfundimit të saj për kontaktin që pati me makinën e Oscar Piastrit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?