Becchettin dënohet me 17 vite burg, prokurori holandez për Report Tv: Drejtësia u bë

23 Shkurt 2022, 15:32| Përditesimi: 24 Shkurt 2022, 12:09

  • Share

Gjykata e Tiranës dënoi sot me 17 vite burg Francesco Becchettin, proces që u ndoq edhe nga prokurori holandez Ben Swagerman, i cili ka asistuar në këtë çështje. Prokurori holandez ndodhej në Shqipëri në kuadër të Projektit IPA, që është një program që lidhet me shkëmbim prokurorësh, çështje bashkëpunimi dhe shkëmbimi eksperiencash.

Në një përgjigje të shkurtër për Report Tv ai tha se "drejtësia u bë, nuk mund të them gjë tjetër"


Lajmi kryesor:

Skemë mashtrimi me TVSH e pastrim parash, gjykata dënon me 17 vite burg Francesco Becchettin! Fajtore edhe nëna e tij e dy administratorët! Aksionet e kompanive të tij (përfshirë Agon Chanel) i kalojnë shtetit


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?