Bebe Rexha

Bebe Rexha preferon recetat shqiptare, gatuan gjellë me qepë gjatë ditëve të izolimit

20 Prill 2020, 20:05| Përditesimi: 20 Prill 2020, 20:12

  • Share

Këngëtarja Bebe Rexha po qëndron në shtëpi si shumë të tjerë për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Këto ditë ajo i ka shfrytëzuar për të provuar cdo lloj recete shqiptare.

Së fundmi ajo ka publikuar në Instagram momente të gatimit të gjellës me qepë, e cila preferohet kryesisht nga veriu i Shqipërisë.

"Ushqim shqiptar, 2 orë që të zihen qepët", ka shkruar Bebe krahas videos së përgatitjes së ushqimit.

Kujtojmë se këngëtarja shqiptare është me origjinë nga Dibra dhe është zhvendosur në SHBA qëkur ishte e vogël.

Foto nga Bebe

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?