Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj përshëndet Donald Veshajn nga Dubai, ja fotoja që ka publikuar në 'Instagram'

16 Shkurt 2022, 21:00| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 21:04

  • Share

Këngëtarja Beatrix Ramosaj, disa ditë pas daljes nga “Big Brother VIP” udhëtoi drejt Dubait për pushime. Artistja ka postuar këtë të mërkurë disa foto nga momentet e bukura dhe aventurat në shtetin arabik, ku ka shijuar udhëtim me jahtin nën pamjen mahnitëse të perëndimit.

Ndërkohë, Beatrix në një foto duket teksa bën gjestin e “Spider Man”, “fiksimin” e Donaldit. Ajo refuzoi të shkonte në darkën e organizuar brenda shtëpisë, ku do të takonte Donaldin dhe shkak u bë një koment i Salsano Rrapit dhe Ermal Mamaqit për ish-partneren e aktorit, Bora Zemanin.

Megjithatë, ajo ka vazhduar ta mbështesë finalistin dhe t’i urojë fitoren.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?