Beatrix Ramosaj

Beatrix merr surprizën e jetës, shihni reagimin e vëllait të saj kur e sheh në Pallatin e Kongreseve

28 Dhjetor 2021, 22:29| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 22:43

  • Share

Lot gëzimi dhe emocione tepër të forta për Beatrix Ramosaj, e cila u largua nga shtëpia e Big Brother në nisje të emisionit të sotëm për të shkuar drejt Pallatit të Kongreseve për të marrë një surprizë tejet të veçantë.

Beatrix ka shpërthyer në lot teksa ka parë vëllain e saj mbi skenën e festivalit muzikor në RTSH, e ndërsa Albani nisi të dridhet teksa nuk mund t’i besonte syve! Alban Ramosaj konkurron si një nga pretendentët kryesor për fitore në këtë festival muzikor, ndërsa Beatrix ka marrë surprizën e jetës, duke ndjekur live performancën e gjysmës së saj!

Beatrix: Dukesh shumë bukur o zot i madh të dua shumë!
Alban: O zot i madh po pse ma bëni këtë!
Beatrix: Jam shumë i lumtur që jam sonte këtu me ju, e kam ëndërruar ta shoh Albanin aty me ju!
Albana: O jeta ime të dua.
Beatrix: Alban mbyte, jepe më të mirë siç di ti!

Pas performancës së këngëtarit, të përlotur ata kanë mundur edhe të takohen duke shfaqur dashurinë, mallin dhe përkrahjen ndaj njëri-tjetrit. Gjatë këtij takimi u përfshi edhe nëna e këngëtares duke e bërë më të paharrueshëm këtë moment.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?