BE u dërgon partive opozitare kopjen e Draft Statutit të Asociacionit

1 Dhjetor 2023, 14:16| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 15:03

  • Share

Bashkimi Evropian ka dërguar në selitë e partive politike opozitare në Kosovë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërsa mediat kosovare shkruajnë se drafti është dërguar edhe në Partinë Demokratike të Kosovës .

Draft-statuti i Asociacionit i është prezantuar fillimisht kryeministrit Albin Kurti gjatë vizitës së pesëshes evropiane në Prishtinë në tetor. Gjatë këtyre dy muajve, Qeveria nuk ka publikuar dokumentin.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?