BE tërhiqet, lejon eksportet e pajisjeve mjekësore me Ballkanin Perëndimor! Basha: Mirënjohje për solidaritetin e treguar

24 Prill 2020, 17:39| Përditesimi: 24 Prill 2020, 17:42

  • Share

Bashkimi Europian është  tërhequr nga urdhri për të ndaluar eksportin e të gjitha pajisjeve mjekësore jashtë vendeve të unionit për përballimin e situatës ë COVID-19, duket shfaqur anën e saj solidare në këtë luftë. Më 26 prill do të hyjë në fuqi urdhri i ri ku tashmë lejon autorizimin e eksportit të pajisjeve mjekësore dhe në Ballkanin Perëndimor, për të ndihmuar këto vende të përballojnë pasojat e COVID-19. Me këtë vendim BE dërgon një mesazh të fortë solidariteti jo vetëm Shqipërisë por gjithë rajonit të  Ballkanit Perëndimor në këtë periudhë të vështirë. 

Ishte vetë Ambasadori i BE, Luigi Soreca që dha lajmin  i cili konfirmoi edhe një herë se BE mbështet Shqipërinë në çdo situatë dhe  ndodhet krahë saj.

Ky vendim është përshëndetur dhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha duke shprehur mirënjohjen  për ndihmën e vazhdueshme për Shqipërinë.

"Mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme që vjen nga BE dhe solidaritetin në përballjen me COVID-19. Shqipëria ka shumë nevojë për ndihmë për të mbrojtur ekipet shëndetësore dhe për sigurinë e njerëzve.", shkruan Basha në tëitter.

Vendimi i BE për lejimin e eksporteve

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?