Ilir Meta

BE nuk njeh zgjedhjet në Bjellorusi, Meta: Mbështes qëndrimin e tyre, meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme

19 Gusht 2020, 19:30| Përditesimi: 19 Gusht 2020, 19:43

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka mbështetur qëndrimin e Bashkimit Evropian për të mos njohur zgjedhjet në Bjellorusi.

Sipas tij, qytetarët e Bjellorusisë meritojnë të jenë pjesë e një vendi demokratik me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

"Mbështes qëndrimin e Bashkimit Evropian për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.

Qytetarët e Bjellorusisë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik", deklaroi presidenti Meta.

Në kryeqytetin bjellorus dhe në qytete të tjera, qytetarët kanë zhvilluar protesta masive, duke kërkuar zgjedhje të reja.

Ndërkohë që Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se vendi do të ketë zgjedhje të reja "vetëm nëse më vrisni mua."

Bashkimi Evropian ka shprehur solidaritet me protestuesit duke ushtruar presion ndaj presidentit të Bjellorusisë për gjetjen e një dialogu.

Komento

Komente

  • O tej: 19/08/2020 22:53

    Meta hajdut hajdut

    Përgjigju
  • Prena: 19/08/2020 21:32

    Sa rendesi i jep vetes,mos u lodh me dhan mendime se nuk te merr kush mendim, ke vetem emrin presindent

    Përgjigju
  • dibran: 19/08/2020 20:10

    ....thone andej nga anet tona: Po kush te ka ty ne defter !!!!!!! Pra, kush pyet per ty dhe kush e RRU....AN per ty KOKRRA HAJDUTIT !!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?