Peter Stano

BE mirëpret vendimin e Serbisë për t’i njohur targat e Republikës së Kosovës

26 Dhjetor 2023, 14:37| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 14:38

  • Share

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano deklaroi ditën e sotme (26 Dhjetor) se BE mirëpret vendimin e Serbisë për të njohur zyrtarisht targat RKS, të lëshuara nga Kosova.

Stano në një postim në X thekson se ky është një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve si dhe në zbatimin e angazhimeve që janë marr në kuadër të dialogut, e që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes.

“Kjo tregon se është e mundur të arrihet progres në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Është gjithashtu një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi të Ballkanit Perëndimor në BE, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit. Ky vendim i hap rrugën heqjes së plotë të regjimit të afisheve. BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme”, shkroi Stano.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiptare: 26/12/2023 14:43

    Bravo Albin Kurti avash avash po drejton kosoven drejte nje shteti te konsoliduar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?