Foto ilustruese

BE mbledh mekanizmin e reagimit ndaj krizave! Masat e reja në tryezë për shkak të shpërthimit të rasteve me COVID në Kinë

2 Janar 2023, 22:41| Përditesimi: 3 Janar 2023, 07:11

  • Share

Presidenca suedeze ka konstatuar për një qasje të përbashkët të BE-së  dhe veprim të përbashkët europian në situatën e krijuar pas vendimit të Kinës për heqjen e kufizimeve lidhur me covid-in , por edhe rritjen e rasteve.

Është thirrur një takim të mekanizmit të reagimit ndaj krizave të Këshillit (IPCR) të mërkurën më 4 janar për të diskutuar koordinimin e kërkesave të mundshme të hyrjes në BE.

Heqja e kufizimeve të daljes nga Kina, e kombinuar me përhapjen në rritje të COVID-19 në vend, ka krijuar nevojën për veprim të përbashkët evropian, theksohet në njoftim.

“Presidenca po kërkon një qasje të përbashkët të BE-së. Është e rëndësishme që të marrim masat e nevojshme shpejt”, tha ministri suedez i Çështjeve Sociale dhe Shëndetit Publik Jakob Fersmed.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?