BE kërkon hapa të mëtejshëm për heqjen e masave ndëshkuese

9 Gusht 2023, 20:49| Përditesimi: 9 Gusht 2023, 20:57

  • Share

Bashkimi Evropian e ka mirëpritur njoftimin e fundit nga Qeveria e Kosovës për një reduktim të mëtejshëm prej 25% të pranisë së policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

"Vendimi është marrë pas një takimi të nivelit teknik ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, me qëllim përcaktimin e parametrave të përbashkët për vlerësimin e situatës së sigurisë në komunat veriore", ka thënë sot për RTK-në zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Por, Bashkimi Evropian po konsideron se kjo nuk mjafton për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

"Këto janë hapa në drejtimin e duhur, por nevojiten hapa të mëtejshëm", ka thënë Stano.

Më 4 gusht 2023 qeveria e Kosovës nisi tërheqjen e 25 për qind të policëve nga veriu i vendit.

Dakordësia u arrit me 10 korrik në Bratislavë në një takim ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe të dërguarit evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kjo ishte hera e dytë e uljes së pranisë policore.

Hapat për shtensionimin e situatës

1-Largimi i 25% i trupave është hapi i parë nga marrëveshja ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

2-Hapi i dytë është policia e Kosovës që kryen vlerësime të rregullta të sigurisë bashkë me EULEX-in, dhe me KFOR-in, sipas nevojës, për të shikuar mundësinë për zvogëlim të mëtejmë të tërë pranisë policore në dhe rreth ndërtesave komunale.

3-Hapi i tretë: Më pas qeveria e Kosovës bën një deklaratë publike, për të mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 4 komunat veriore, pas verës. Kosova përkushtohet të sigurojë bazën e nevojshme ligjore për të mundësuar organizimin e zgjedhjeve.

4-Në Hapin e katërt: BE-ja do t'i ftojë dy kryenegociatorët në Bruksel, për finalizimin e planit të sekuencimit për Marrëveshjen drejt rrugës për normalizimin e marrëdhënieve, pas të cilit do të fillojë zbatimi i të gjitha neneve të marrëveshjes.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?