BE-Ballkani Perëndimor

BE jep lajmin për tarifat e roaming-ut: Ulja e parë e çmimeve nis më 1 tetor 2023, ftojmë operatorët e tjerë

24 Dhjetor 2022, 12:13| Përditesimi: 24 Dhjetor 2022, 12:28

  • Share

Uljet e para të tarifave roaming do të nisin më 1 tetor 2023.

Në një intervistë për gazetën Express, në Kosovë, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Muletier ka thënë se një grup i kompanive të telekomunikacionit të vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor e kanë nënshkruar kontaratën më 6 dhjetor dhe  janë zotuar se do të punojnë për uljen e tarifave të romaing-ut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Muletier ka thënë se uljet e para dhe të rëndësishme të roaming-ut do të fillojnë nga 1 tetori 2023.

Në korrik 2021 ishte arritur edhe një marrëveshje tjetër për uljen e tarifave të roaming mes 6 vendeve të Ballkanit Perëdnimor dhe kjo është e dyta.

Zëdhënësja e KE ka thënë se edhe operatorët e tjerë inkurajohen që t’i bashkohen kësaj nisme.

“Operatorët e tjerë inkurajohen t’i bashkohen kësaj nisme ambicioze vullnetare – sa më shumë operatorë të bashkohen, aq më të mëdha do të jenë përfitimet për qytetarët dhe bizneset e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar Muletier

Marrëveshja u nënshkrua në prani të 6 udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, Presidentes së KE-së, Ursula Von Der Leyen, Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi dhe Sekretares së Përgjithshme të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, Majlinda Bregu.

 

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?