BE: Jemi të gatshëm për të reaguar kundër ndihmës së Koresë së Veriut për Moskën

14 Shtator 2023, 13:32| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 13:33

  • Share

1692283488_peterstanokosoveserbitensioneneveritekosoves.jpg

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, në konferencën e përditshme për shtyp deklaroi se BE është e gatshme për të reaguar kundër ndihmës së Koresë së Veriut për Moskën.

Stano tha se ata janë të gatshëm të ndjekin situatën dhe të reagojnë nëse është e nevojshme.

"Çdo lloj mbështetje ushtarake nga Koreja e Veriut ndaj Rusisë do të ketë një përgjigje adekuate. Këtë e kemi treguar tashmë në rastin e Iranit, ndaj të cilit kemi futur masat e BE-së për mbështetjen e saj ndaj agresionit të paligjshëm kundër Ukrainës. Në këtë kuptim ne jemi të gatshëm që të ndjekim situatën dhe të reagojmë nëse është e nevojshme”, tha Stano.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska dëbon dy diplomatë amerikanë: Çdo përpjekje për ndërhyrje do të 'shtypet'


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?