BE do t'i dhurojë Shqipërisë vaksinën për koronavirusin sapo të hidhet në treg

8 Shtator 2020, 12:12| Përditesimi: 8 Shtator 2020, 15:34

  • Share

Sapo të hidhet në treg vaksina kundër COVID-19, BE-ja do t'i dhurojë një pjesë të tyre edhe për Shqipërinë. Megjithatë ende nuk është krijuar një vaksinë e sigurt kundër sëmundjes, deri atëherë qytetarët dhe vendet duhet të tregohen të kujdesshëm. 

Komisioni Europian bëri me dije ditët e fundit se ka nënshkruar një kontratë me kompaninë bio-farmaceutike "AstraZeneca” për të blerë 400 milionë vaksina anti COVID-19 për të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Në njoftimin për shtyp të KE-së thuhet se BE-ja do t'u dhurojë vaksinat nga "AstraZeneca" vendeve me të ardhura të ulta dhe të mesme.

Ndër përfitueset e vaksinave është dhe Shqipëria pasi sipas klasifikimit të Bankës Botërore ajo dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor bëjnë  pjesë në vendet me të ardhura të mesme. Pavarësisht se vendet ditë pas dite po i kthehen normalitetit të ri, OBSH bën thirrje për kujdes.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi ditët e fundit se "asnjë vend nuk mund të ushqehet me iluzionin se pandemia ka marrë fund. Sa më shumë që vendet të kenë nën kontrollon virusin, aq më shumë mund të rikthehen në normalitet". Ai bëri thirrje që edhe njëherë vendet të shmangin grumbullimet./Përgatiti Suada Mehmetaj

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lleshi: 08/09/2020 19:43

    Thank you EU per vaksinen we po na jep falas a thua shteti do na ee bej falas me popullsise !!! Mire do ishte ju te EU eshte mire te organizoni ndonje ekip dhew te na ee beni kete te mire se sa per pushtetaret tame do shkoje kjo vaksine shume sa frengu pules i themi me alla shqiptarce

    Përgjigju
  • rety: 08/09/2020 12:26

    te parit do ja bejme Zahos dhe Gregut

    Përgjigju
    • Toni: 08/09/2020 14:57

      O “rety” ty si i lehtë nga trutë që qënke s’do të ta bëjmë fare vaksinën që të shohësh barin nga poshtë...

    • Durrsaku 1: 08/09/2020 14:57

      O rety ta kena ryjt edhe ty i vaksin pa merak po hajde dik iher nga Kavaja

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?