BE gjen dakordësinë, 500 miliardë euro për ekonominë e vendet anëtare gjatë COVID-19

9 Prill 2020, 23:18| Përditesimi: 9 Prill 2020, 23:19

  • Share

Ministrat e financave të Bashkimit Europian kanë gjetur dakordësinë të mbështetur ekonomikisht të gjitha vendet e unionit duke e përballuar bashkërisht situatën shëndetësore dhe ekonomike gjatë pandemisë. Marrëveshja përfshin 500 miliardë euro për të ndihmuar unionin për përballimin e COVID-19 dhe hapi i radhës është miratimi edhe nga krerët e shteteve të Bashkimit Europian.

Dakordësia parashikon mbështetje të përbashkët të unionit për papunësinë sistemit shëndetësor dhe sipërmarrjet.  Në mbledhje u miratua edhe mundësia e përdorimit të eurobondeve gjatë pandemisë. 

Takimi që zgjati 45 minuta u mbyll me duartrokitje të të gjithë ministrave të ekonomisë të BE. Europa tregoi që është solidare, ky ishte komenti i ministrit të Ekonomisë italiane,  Paolo Gentiloni në përfundim të mbledhjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?