Flamujt e BE-së

BE forcon kontrollet kufitare për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve

25 Nëntor 2023, 17:50
  • Share

Bashkimi Eiropian po përballet me një rritje të numrit të emigrantëve që hyjnë ilegalisht, gjë që ka bërë që disa shtete anëtare të rivendosin përkohësisht kontrollet kufitare brenda zonës së lëvizjes së lirë.

Rregullat e Shengenit lejojnë që një veprim i tillë “si mjeti i fundit” të përdoret në rastet që konsiderohen kërcënime serioze për sigurinë e brendshme ose politikën publike.

E fundit në një seri vendesh që vendosi kontrolle më të rrepta kufitare është Finlanda, e cila sot mbylli përkohësisht shtatë nga tetë pikat kufitare me Rusinë, si përgjigje ndaj një fluksi të lartë emigrantësh nga Rusia.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?