BE emëron përfaqësuesin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi

21 Mars 2020, 22:53| Përditesimi: 21 Mars 2020, 22:54

  • Share

Miroslav Lajçak është emëruar i dërguar i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi. Lajmi për emërimin e tij u konfirmua nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikat e Jashtme, Joseph Borrell duke e cilësuar Lajçak një politikan dhe diplomat me përvojë që ka marrë besimin e plotë të BE për detyrën e re.

"Miroslav Lajçak është një politikan shumë i respektuar dhe një diplomat me eksperiencë që gëzon besim të plotë nga BE-ja. Jam i sigurt që ai do të bëjë një punë të shkëlqyer si i dërguar special i Bashkimit Evropian për të rifilluar dialogun Beograd – Prishtinë”, shkruan Borrell në Tëitter.

Lajçak duket se do të punojë pikërisht të bind Serbinë të njohë Kosovën dhe të krijojnë marrëdhënie të mira mes tyre, diçka që vendi i tij, Sllovenia nuk e ka njohur ende.

Komento

Komente

  • Kosovari: 22/03/2020 10:10

    LAJQAK eshte sllovak,ku ishte edhe ministr qe nuk e NJ ohu Kosoven.Tash qenka bere I "mire" qe do bind Serbine ta njeh Kosoven dhe t e lidhin marrveshje paqesore dypalshe shteterore te qendrueash.Vertet habi!Nje korigjim ne shkrimin tuaj.Jo Sllovenia,por sllovakia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?