BE e shqetësuar për situatën në Kosovë, thirrje palëve për një zgjidhje evropiane

7 Nëntor 2022, 16:41| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 16:44

  • Share

1667835765_FFFFFFFFFFFFFFFFF.jpg

Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjet për ruajtjen e qetësisë në Kosovë, si dhe që të shmanget eskalimi i tensioneve të krijuara.

Në një deklaratë, zëdhënës i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano, ka thënë se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mund të kenë ndikim negativ në tërë rajonin.

 “Ende po i studiojmë përgjigjet nga palët, por tani prioriteti kryesor është që të ulen tensionet në terren. Ditëve të fundit kemi parë rrezikun e madh të një eskalimi, si dhe zhvillime që sjellin në rrezik të gjitha të arriturat deri më tash. Kjo mund të ketë pasoja të mëdha jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për tërë rajonin. U bëjmë thirrje të dyja palëve që të jenë në nivel të përgjegjësisë dhe të gjejnë një zgjidhje evropiane”, ka thënë Stano.


Lajmi kryesor:

Tensionet në veri të Kosovës, Rama: Duhet dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur aleatët! BE: Palët të gjejnë zgjidhje evropiane


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?