Lufta kundër COVID-it/ BE dhuron 20 mijë kalibrues, Soreca: Sa më i besueshëm testimi, aq më efektive lufta

21 Prill 2020, 15:36| Përditesimi: 21 Prill 2020, 20:16

  • Share

TIRANE-Bashkimi Europian ka dhuruar 20 mijë kalibures testesh për Shqipërinë në luftën kundër koronavirusit. Ambasadori i BE-së në Tiranë shkruan se sa më të besueshme të jenë testet, aq më efektive është lufta kundër COVID-it!

Donacioni i BE për materiale kontrolli për COVID-19 është gjatë rrugës. 20 mijë teste kalibrues do t’i vihen në dispozicion të Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë. Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta! BE qëndron pranë Shqipërisë”, shkruan Soreca. Kalibruesit e testeve janë që të jenë sa më të besueshëm.

Nga 50 milionë eurot që Bashkimi Europian i akordoi Shqipërisë për përballimin e situatës nga Covid-19, 4 milionë janë për pajisjet mjekësore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?