Bota

BE akuzon Apple për thyerje të rregullave të konkurencës

30 Prill 2021, 12:49| Përditesimi: 30 Prill 2021, 12:53

  • Share

Apple është akuzuar për thyerjen e rregullave të konkurrencës së BE-së për mënyrën se si drejton App Store-in e saj. Rregullatori evropian për konkurrencën u shpreh se me sjelljen e saj po bën që konsumatorët të humbasin shumë.

Padia  ka të bëjë me akuzat e paraqitura dy vjet më parë nga aplikacioni Spotify i cili pretendonte se Apple po mbyste inovacionin. Një ankesë e ngjashme u paraqit nga firma Rakuten në Mars 2020, duke pretenduar se ishte kundër konkurencës. Lojërat Epic, krijuesit e Fortnite, gjithashtu paraqitën një ankesë të ngjashme si pjesë e një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme me Apple.

Pas vendimit të Komisionit Apple mund të përballet me një gjobë të madhe dhe mund të detyrohet të ndryshojë politikat e saj,  nëse argumentet e paraqitura nga ata nuk bindin rregullatorët.

Më parë ajo ka mohuar çdo shkelje të rregullave.

"Rregullat e Apple dëmtojnë konkurrencën në tregun e transmetimit të muzikës duke rritur kostot e zhvilluesve të aplikacioneve. Kjo çon në çmime më të larta për konsumatorët ", tha një deklaratë e KE.

Vestager tha në twitterin e saj se përfundimi paraprak i KE ishte se "Apple kishte shkelur ligjin e konkurrencës së BE, pasi ngarkon me tarifë të lartë komisioni për rivalët në App Store dhe i ndalon ata të informojnë për alternativat " .

Rregullatorët e KE dhe SHBA kanë hetuar App Store për dy çështje - nëse Apple lejon krijuesit e aplikacioneve të informojnë përdoruesit për opsionet e tjera të blerjes jashtë aplikacionit të vet dhe komisionin prej 30% që ajo ngarkon për blerjet brenda aplikacioneve.

E ndodhur nën presion nga krijuesit e aplikacioneve dhe rregullatorët, Apple ka ulur normën e komisionit në 15% për çdo krijues.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?