Elgit Doda dhe Donald Veshaj

BBV/ Donaldi merr emocione të veçanta, kush ishte supriza e spektaklit?

15 Janar 2022, 02:45| Përditesimi: 15 Janar 2022, 02:47

  • Share

Mbrëmjen e djeshme në spektaklin e BBV ka qenë i pranishëm producenti dhe këngëtari i njohur, Elgit Doda. I ftuar në emision për të suprizuar Donaldin, ai gjithashtu ka shprehur mbështetjen e tij dhe kurajo. Teksa Elgiti interpretoi këngën me titull ‘Ku je’, Donaldi po vallzonte nën tingujt e muzikës duke puthur Trixën.

Mesazhi kurajues i Elgitit ishte moment shumë i vëçantë për dy miqtë.

‘Ky është Big Brother, kjo është loja. Vazhdo kështu’, u shpreh Elgiti duke e nxitur të vazhdonte të luante me të njëjtin ritëm.

Por duket se suprizat nuk mbaruan këtu!

Elgiti me suprizën në BBV deklaroi gjithashtu projektin e tij që kishte realizuar së bashku me vëllain e Donaldit, Romeo Veshaj. Këngëtari njoftoi se projekti i tyre e ka titullin ‘Piloti i zemrës’.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?