Tajvani është një vend ndryshe nga koha kur Chiang Kai-shek mbërriti këtu në 1949

BBC: Tajvani që kërkon Kina po zhduket

10 Janar, 15:55
  • Share

Një Tajvan demokratik duket se nuk ka më vend për sundimtarin e tij të dikurshëm. Identiteti në rritje i ishullit po testohet edhe një herë teksa Tajvani voton për një qeveri të re.

Dhe me çdo zgjedhje, Kina shqetësohet më shumë nga pohimi i një identiteti tajvanez, një identitet që pengon shanset për atë që ajo e quan “ribashkim paqësor” me kontinentin. Chiang u largua nga Kina në vitin 1949, duke i shpëtuar humbjes së afërt në luftën civile në duart e forcave komuniste të Mao Ce Dunit. 

Ai u vendos në Tajvan. Toka, e sunduar nga Mao dhe Partia Komuniste Kineze, u bë Republika Popullore e Kinës, raporton BBC.

Të dy pretendonin territorin e tjetrit. As Chiang, as Mao, nuk e konceptuan Tajvanin si një vend të veçantë me një popull të veçantë, edhe pse tashmë është gjithçka çfarë shihet sot.

Ndryshe nga Tajvani, pretendimet e Kinës nuk u zbehën kurrë. Por pothuajse çdo gjë tjetër ka ndryshuar në të dyja anët e ngushticës 100 milje. Kina është bërë më e pasur, më e fortë dhe një kërcënim thuajse i pakuptueshëm.

Tajvani është bërë një demokraci dhe është në mes të një zgjedhjeje tjetër ku po testohen lidhjet e tij me Pekinin.

Pavarësisht nga rezultati i votimit të së shtunës, liria e saj është një rrezik për shpresat e Partisë Komuniste Kineze për bashkim. Ka ende nga ata që e shohin veten, si Chiang, si kinezë, ata e shikojnë Kinën me admirim.

Nga ana tjetër janë ata që ndihen thellësisht tajvanez. Ata e shohin Pekinin si një fuqi tjetër të huaj kolonizuese, si Chiang dhe japonezët para tij.

Ka gjithashtu rreth 600,000 popuj indigjenë që e gjurmojnë prejardhjen e tyre mijëra vjet më parë. Dhe më pas ka një brez më të ri, ambivalent që është i kujdesshëm ndaj pyetjeve rreth identitetit. Ata ndihen tajvanezë, por nuk shohin nevojën që Tajvani të shpallë pavarësinë.

Ata duan paqe me Kinën, duan të bëjnë biznes me të, por nuk kanë dëshirë të jenë pjesë e saj.

“Unë jam tajvanez. Por besoj në Republikën e Kinës”, thotë një grua rreth të 50-ave.

Kjo është një përgjigje e pazakontë në një tubim zgjedhor për Kuomintang ose KMT, partinë e udhëhequr nga Chiang deri në vdekjen e tij në 1975.

Dhe kjo është zemra e tyre – Qarku Taoyuan – ku dhjetëra mijëra kanë dalë për të parë kandidatin e tyre presidencial, Ho You- ih.

KMT po propozon paqen dhe dialogun me Partinë Komuniste Kineze (PKK), armikun e saj të vjetër. Tajvani, thotë ajo, mund të përparojë vetëm kur të bisedojë me Pekinin. Ka pak të rinj në turmë, dhe ata që janë, duket se nuk janë tërhequr nga trashëgimia e KMT-së.

“Unë nuk votoj për partinë, po votoj për kandidatin”, thotë Lin Chen-ze, ndërsa shton: “Unë jam tajvanez, por dua paqe. Partia Demokratike Progresive [në pushtet] ka qenë në pushtet për tetë vjet, është koha për një ndryshim.

“Nuk është e drejtë ajo që u kanë bërë këtyre statujave", tha Fan Hsun-chung, një veteran 94-vjeçar, ndërsa ecën nëpër parkun e mbushur me statuja të Chiang.

Fan ishte 18 vjeç në 1947 kur la shtëpinë e tij në Sichuan, në malet e Kinës jugperëndimore, për t’u bashkuar me ushtrinë e Chiang.

Në fillim të vitit 1949, ndërsa lufta civile kineze u kthye në mënyrë dramatike kundër tyre, njësia e Fan u dërgua në Tajvan për t’u përgatitur për përdorimin e saj si bastion. Gjashtë muaj më vonë Chiang, Fansi mendoi se do të kthehej në shtëpi së shpejti. Por pasi Mao mori pushtetin, ai nuk mund të shkonte në shtëpi,

Për Chiang-un, Tajvani ishte vetëm një fortesë nga e cila mund të ndiqte ëndrrat për të ripushtuar Kinën. 

Nëse ecni në rrugët e Taipeit dhe do të jeni të rrethuar nga emra nga një epokë e shkuar në Kinë: Nanjing East Road, Bei-ping North Road, Chang-an West Road.

Epoka e sundimit ushtarak ka mbaruar prej kohësh dhe monumentet në të gjithë Tajvanin përkujtojnë Terrorin e Bardhë.

Ndërkohë Kina i frikësohet rritjes së politikanëve si Hsiao, të cilët nuk kanë pothuajse asnjë lidhje familjare me kontinentin dhe e shohin Tajvanin si më afër Tokios dhe Uashingtonit sesa Pekinin.

Votuesit e rinj thonë se gjithçka që u intereson është paqja: “Unë kam dy vëllezër më të vegjël dhe jam shumë i shqetësuar se ata do të përfundojnë duke luftuar në një luftë me Kinën”, tha 21-vjeçari Shen Lu.

Ashtu si aleatët e tyre më të fuqishëm, pak tajvanezë flasin për pavarësi, sepse kjo duket jopraktike, madje e pamundur. 

Por paqja është bërë një refren për të mbajtur atë që kanë arritur të krijojnë, sido që ata të zgjedhin ta quajnë atë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?