BB: Shqiptarët jetojnë me 5 $
në ditë, të parafundit në rajon

25 Shtator 2014, 18:03| Përditesimi:

  • Share
Shqiptarët jetojnë mesatarisht me 4,652 dollarë amerikanë në ditë, ndërsa jemi të parafundit në rajon vetëm lart Kosovës. Në raportin e fundit të Bankës Botërore të publikuar në muajin shtator shkalla për varfërinë e moderuar (që do të thotë të jetosh me 2.5 -5 dollarë në ditë) e rendit vendin tonë të dytin pas Kosovës.
 



Të dhënat nga Banka Botërore

Kroacia - 13,529 dollarë
Mali i Zi - 7,125 dollarë
Serbia - 5,935 dollarë
Maqedonia - 4,850 dollarë
Shqipëria - 4,652 dollarë
Kosova - 3,815 dollarë

 
Kriza thotë BB ka ndikuar në rritjen e pabarazisë dhe rritjen e varfërisë. Shqipëria, sipas shifrave të BB radhitet e treta në rajon për varfërinë ekstreme, pas Kosovës dhe Maqedonisë.

Recesioni dhe frenimi i rritjes ekonomike nga kriza në eurozonë kanë sjellë një rritje të zgjatur me varfërinë e individëve me nivele konsumi ndërmjet 2.5 USD dhe 5 USD në ditë.




Redaksia online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?